Wingwave.

Përshkrimi i trajnimit Çka është Wingwave®?

Wingwave® është Coaching metodë efikase e punës me emocione që shpejt dhe me efikasitet heq stresin, frikën, bllokime mendore dhe emocionale, si dhe rrit nivelin e krijimtarisë, aftësisë mendore dhe vetëbesimit.

Wingwave Coaching është metodë ndërkombëtarisht e njohur dhe njëkohësisht e mbrojtur nga Instituti gjerman Institute – Besser – Siegmund, Hamburg, themeluesit e të cilit janë psikologë dhe psikoterapeut Cora Besser-Siegmund dhe Harry Siegmund.

Metoda paraqet kombinim efektiv të tre drejtimeve shkencërisht të vërtetuara, edhe atë:

  • EMDR (Eye Movment Desensitization and Reprocessing) – që nënkupton stimulim bilateral i dy hemisferave të trurit që stimulon fazën e zgjuar të REM. Kjo është një metodë më efektive dhe më e mirë psikoterapeutike në SHBA dhe në vendet e Evropës për trajtimin e stresit post-traumatik. Metoda është zhvilluar në fillim të viteve ’90 nga psikoterapeutja e njohur Francine Shapiro dhe paraqet stimulim të qëllimshëm të lëvizjeve të shpejta të syve me çka vjen deri tek mënjanimi i bllokadave emocionale.
  • NLP – modeli më i famshëm psikologjik i komunikimit në botë.
  • Test miostatik – në bazë të reaksioneve muskulore përcaktohet shkaktari  i emocioneve shqetësuese si dhe planifikohet vet procesi i Coaching-ut.

Wingwave ndryshe thiret edhe coaching i emocioneve, shkaku se punohet me emocionet që janë ruajtur në situata të ndryshme jetësore, ngjarjet stresuese dhe trauma madje edhe në moshë shumë të hershme. Duke e aplikuar këtë metodë vjen deri tek mënjanimi i shpejtë dhe efikas i stresit si dhe metoda rrit nivelin e aftësisë mendore, kreativitetit, vetë-besimit dhe ndryshimin e bindjeve bllokuese.

Trajnuesi

Naile Elezi

Çka zgjidhet me anë të Wingwave Coaching?
1. Të gjitha problemet që lidhen me stresin dhe me emocione negative, si për shembull:

  • Wingwave mund të zbatohet në të gjitha situatat e padëshiruara që ju shkaktojnë shqetësime dhe dëshironi ti ndryshoni.
  • Me anë të kësaj metode mundësohet rregullimi dhe mënjanimi i stresit dhe emocioneve të padëshiruara të akumuluara që njëkohësisht në mënyrë të shpejtë dhe të menjëhershme reflektohet në të gjitha nivelet shëndetësore edhe atë me atë mendor, emocional dhe fizik.

Në këtë drejtim, Wingwave është efikas tek njerëzit që kanë:

  • frikë nga dështimi, fluturimi, dentisti, vozitja, vetmia, braktisja, ndryshime jetësore, afërsia, vdekja, hapësira të mbyllura, lartësia etj.
  • “Burn-out” apo harxhimi në punë
  • përjetuar një ngjarje traumatike
  • stres për shkak të ngjarjeve, aksidenteve ose traumave nga e kaluara
  • mos mundësia e kontrollimit të emocioneve siç janë tërbim, agresion
  • panik, siklet, trishtim, dhimbje, pafuqi
  • ankthi
  • depresioni dhe humbja e vullnetit dhe energjisë
  • fobi të ndryshme
  • tremë (shkollë, provim, provë, intervistë pune, performancë publike etj.)
  •  
  • fikë nga marrëdhëniet (biznes, miqësor, partner, familje)
  • faji ose shqetësimi i vazhdueshëm për diçka ose për dikë
  • përkujdesje e përhershme për diçka ose dikënd
  • dilema dhe vështirësi në vendimmarrje
  • situatat e konfliktit
  • ndalimi ose tronditja para provimit, performancave  publike, garave etj.
  • rregullimi i veseve  të këqija (anorexia, trashje, bulimia, cigare, bixhozi, alkoholi etj.)
  • mungesa e gjumit
  • mosbalancimi i obligimeve private dhe të punës.
  •  

2. Aktivizimi i potencialeve dhe arritja e rezultateve te shkëlqyera

Me anë të metodës Wingwave punohet në drejtim të përforcimit të ndjenjave dhe aftësive pozitive, duke u fokusuar në një qëllim konkret me qëllim të arritjes maksimale të rezultateve të dëshiruara.

Coaching në bashkëpunim me Wingwave metodën ndihmon në aftësimin dhe mobilizimin e resurseve në situata të caktuara siç janë:

  • Përgatitja për të arritur një biznes të rëndësishëm dhe arritja e qëllimit të përcaktuar, p.sh. prezantimi i një produkti/shërbimi, performanca publike, negocimi me klientin.
  • Përgatitja për sport, vallëzim, aktrim dhe gara të ndryshme.
  • Sukses te garantuar, rezultate të shkelqyera.
  • Mobilizimi i potencialit dhe ‘tejkalimi i vetes’ për të kryer ndonjë aktivitet.
  • Zgjerimi dhe Aktivizimi i potencialeve personale.
  • Forcimi i sigurisë dhe vetëbesimit.
  • Programimi mendor i arritjes së qëllimeve profesionale, p.sh. kryerja e suksesshme e detyrave, shfaqjet më të mira në teatër, fillimi i suksesshëm i biznesit, suksese në fushen e artit.

3. Ndryshimi i bindjeve kufizuese

Bindjet janë supozime të pavetëdijshme dhe të forta që përjetojmë si të vërteta. Egzistojnë bindjet që janë negative dhe kufizuese dhe që e bllokojnë potencialin tonë në rrugën drejt arritjes së suksesit, lumturisë, shëndetit, arritjeve më të larta në të gjitha fushat e jetës.

Me anë të Wingwave Coaching, me sukses punohet në ndryshimin e bindjeve kufizuese, si për shembull:

  • Unë nuk jam mjaft i/e mirë.
  • Unë jam i/e pafuqishëm(e).
  • Unë nuk e meritoj dashurinë e vërtetë.
  • Paraja i prish njerëzit.
  • Për sukses, duhet të punojë shumë.
  • Unë nuk jam me fat.

Gjithasht punohet në instalim të bindjeve pozitive apo aktivizimin e burimeve që çojnë drej suksesit, për shembull:

  • Jam një person i suksesshëm.
  • E meritoj  lumturinë.
  • Unë mund të arrij atë që dua.
  • Unë jam i denjë për dashuri.
  • Unë jap më të mirën nga vetja.
  • Unë jam një person i fortë dhe i qëndrueshëm.

Kujt i dedikohet?

  • Metoda Wingwave është e dobishme në të gjitha fushat e jetës dhe biznesit, nëse jeni menaxher, punonjës, krijues, atlet, rekreator, sipërmarrës, balerin, aktor, mjek, artist ose student.

    Ju dedikohet :

    • Njerëzve nën stres.
    • Njerëzit me frikë, panik, fobi, ankth
    • Persona të paqëndrueshëm, të bllokuar dhe të demotivuar
    • Menaxherët, udheheqës, sipërmarrësit, fillestarët
    • Personalitete publike, politikanë, aktorë, artistë
    • Atletëve
    • Njerëzve që kanë varshmëri nga ushqimi i tepërt, alkoholi, puna, bixhozi, narkotikët
    • Për njerëzit që janë në disbalancë.

Mënyra e punës

  • Seanca është individuale, bëhet në komunikim të drejtpërdrejtë dhe zgjat rreth 1 orë.

    Përjetoni këtë mënyrë të fuqishme të zgjidhjes së frikës, shqetësimeve dhe bllokimeve, si dhe vendosjen e një ekuilibri të brendshëm, duke rritur besimin tuaj dhe suksesin jetësor!

JENI Të INTERESUAR?

Përjetoni këtë mënyrë të fuqishme të zgjidhjes së frikës, shqetësimeve dhe
bllokimeve, si dhe vendosjen e një ekuilibri të brendshëm, duke rritur besimin tuaj dhe suksesin jetësor!