Rreth nesh.

Kush jemi ne

BrainTree – Neuro Business Training Centre është qendër për trajnime dhe konsulenca e orientuar në fushën e zhvillimit profesional dhe personal.

Veprimtaria kryesore e BrainTree është mbajtja e NLP trajnimeve ndërkombtarisht të akredituara. Qendra gjithashtu është e specializuar në këshillimin e zhvillimit personal dhe organizativ, zhvillimin e aftësive të lideshipit, menaxhimit, komunikimit, prezentimit, shitjes si dhe me menaxhimit të resurseve njerëzore.

Qendra BrainTree, e themeluar dhe udhëhequr nga Naile Elezi është e hapur për këshillime dhe trajnime si për individ ashtu edhe për organizata.

Çfarë bëjmë

Brain Tree është qendër për trajnime dhe konsulenca e speicializuar veçanërisht në NLP dhe Coaching (siç është Wingwave Coaching).

NLP është metodologji, qasje apo disciplinë praktike që na jep dituri, modele, teknika dhe shkathtësi në rrugën drejt zhvillimit personal dhe atij profesional.

Për gati 40 vite, NLP është model psikologjik komunikimi më i njohur në botë i cili na mundëson të përmirësojmë dukshëm kualitetin e jetës dhe të arrijmë suksese në të gjitha fushat e jetës.

Sot, si rezultati i punës së tyre, NLP përdoret gati në të gjithë botën dhe aplikohet nga njerëzit më të suksesshëm si Tony Robbins, Bill Gates, Bill Clinton, Tony Blair, Oprah Winfrey, Steven Spielberg, Andre Agassi, Micheal Jordan, Lily Allen dhe Robbie Williams.

“Trajnimi” apo Coaching është një metodë që mundëson arritjen e qëllimeve të përcaktuara. Trajneri përmes dialogut ndihmon trajnerët (klientët) që të vendosin saktë një qëllim, të gjejnë mënyrën më të mirë për të arritur qëllimin dhe të zbulojnë potencialin e fshehtë të brendshëm që posedon një person. Trajneri nuk të tregon se si arrihet suksesi, por pyet pyetje përmes të cilave klienti vetë gjen zgjidhjen për fokuset e tij.

Naile Elezi

Jam Naile Elezi, jetoj dhe punoj në Shkup, Maqedonia e Veriut ku drejtoj qendrën e trajnimit në fushën e zhvillimit profesional dhe personal Brain Tree.

Në suaza të punës së Qendrës ofroj NLP Trajnime dhe këshillime si për individ ashtu dhe për organizata.

Gjatë jetës sime jam ballafaquar me shumë sfida dhe situata të ndryshme nga të cilat kam mësuar shumë si dhe kam kuptuar se çdo përvojë na ndihmon të rritemi e të zhvillohemi dhe na jep resurse të reja që na ndihmojnë në të ardhmen.

Dëshira për zhvillim personal dhe dëshira për t’iu ndihmuar tjerëve më orientoj studimet e Psikologjisëe krahas saj edhe në edukime shtesë si atë të Geshtalt psikoterapisë.

 

Në fillim të karrieres sime profesionale, shkaku i rrethanave u ballafaqova të punoj me njerëz që kishin përjetuar trauma të ndryshme, ku përmes punës individuale dhe terapisë grupore me ata arrita të përfitojë shumë përvojë dhe njohuri në punën me njerëz. Në atë periudhë kam marr pjesë në shumë trajnime dhe edukime të ndryshme.

Puna në vende udhëheqëse në Organizata Ndërkombtare siç ishin IFRC & RC, IRI, Care International, UNDP e tjera më mundësuan zgjerimin e aftësive menaxheriale dhe të lidershipit si dhe më aftësuan në menaxhimn me resurse njerëzore. Gjatë karrierës sime kam udhëhequr një organizatë joqeveritare që merej me mbështetjen psiko-sociale në vendet e pasluftës, në kuadër së cilës u organizuan shumë seminare dhe u trajnuan shumë njerëz nga regjioni.

Puna në pozita udhëheqëse në institucione qeveritare më ka mundësuar të përforcoj aftësitë e mia të lidershipit si dhe më pajisi me njohuri dhe kompetenca të reja në fushen e menaxhimit si me procese ashtu edhe me resurset njerëzore dhe poashtu më pajisi me shumë vite përvojë në punën me partitë dhe trupat politike.

Gërshetimi i përvojës  profesionale dhe përvojës jetësore e përcaktuan orientimin tim drejt përpjekjeve për të ndërtuar profesionalizmin tim duke u aftësuar me trajnime të vazhdueshme.

Ndërgjegjësimi që suksesi dhe efikasiteti i individëve dhe organizatave varen kryesisht nga motivimi dhe niveli i zhvillimit personal të individëve që e përbëjnë organizatën më solli në kontakt me NLP, ku pas kryerjes së programës bazike NLP Practitioner sipas ABNLP (American Bord of NLP) vazhdova edukimin tim të mëtejshëm në NLP Master (ABNLP) të dyjat në Institutin – The International Institute of Applied Psychology – Bureau Land, Holland.

Pas kësaj vazhdova me edukimin për trajner edhe atë nën ombrellën e organizatave udhëheqëse ndërkombëtare INNLP, DWNLP, EUNLP, HANLP dhe e mora titullin NLP Master Trainer. Gjithashtu jam Coach i licencuar nga ICI (International Coaching Institute, Berlin) si dhe NLP Coach.

Nga ana e Institutit Gjerman nga Hamburgu, Besser-Siegmund – Institute jam e licencuar dhe posedoj çerifikatë për Wingwave Coaching.

Veten e shoh si një trajner i orientuar drejt realizimit të qëllimit të klientit kurse aftësitë kryesore që i posedoj janë: etika, profesionalizmi, përkrahja, konsistenca, fleksibiliteti, përgjegjësia.

Në të ardhmen planifikoj të punoj në zhvillimin dhe rritjen e qendrës BrainTree – Neuro Business Training Centreme dëshirën dhe vizionin për t’u bërë qendra rajonale udhëheqëse në këtë fushë. Vlerat e mia janë rritja dhe zhvillimi permanent dhe prandaj planifikoj të vazhdoj aftësimin tim të mëtejshëm.