Neuro Linguistic Programming.

NLP është metodologji, qasje apo disciplinë praktike që na jep dituri, modele, teknika dhe shkathtësi në rrugën drejt zhvillimit personal dhe atij profesional.

Për gati 40 vite, NLP është model psikologjik komunikimi më i njohur në botë i cili na mundëson të përmirësojmë dukshëm kualitetin e jetës dhe të arrijmë suksese në të gjitha fushat e jetës.

NLP gjenezën e ka në fillim të viteve ‘70, gjegjësisht në Santa Cruz të Kalifornisë ku lindi si pasojë e kuriozitetit të dy të rinjve, Richard Bandler, student i psikologjisë dhe matematikës dhe John Grinder, profesor i linguistikës.

Këta të rinj ishin të fascinuar se si disa njerëz arrijnë suksese të shkëlqyera në veprimtarinë që bëjnë dhe donin te dinin çka është ajo që i bën të jenë të shkëlqyer në komunikim dhe në punën me njerëz. Për më tepër, duke qenë të mahnitur nga puna e tri psikoterapeutëve të asaj kohe, Fritz Perls Geshtal – psikoterapeut, Virginia Satir – terapeut familjar dhe Milton Ericson – hypnoterapeut, vendosën që ta studiojnë punën e tyre me qëllim të gjetjes së modeleve për arritjen e suksesit në cilëndo fushë të jetës dhe mënyrën se si njerëzit e suksesshëm mendojnë dhe komunikojnë.

Sot, si rezultati i punës së tyre, NLP përdoret gati në të gjithë botën dhe aplikohet nga njerëzit më të suksesshëm si Tony Robbins, Bill Gates, Bill Clinton, Tony Blair, Oprah Winfrey, Steven Spielberg, Andre Agassi, Micheal Jordan, Lily Allen dhe Robbie Williams.

Brain Tree ofron trajnimet e mëposhtme si pjesë e NLP disciplinës:

NLP Communication

Neuro Linguistic Programming (NLP) është pothuajse 30 vjet metodologji më e suksesshme botërore në fushën e zhvillimit personal dhe përsosmërisë që përdoret nga njerëz të suksesshëm dhe të famshëm në mbarë botën.

NLP Practitioner

NLP Practitioner është një program intenziv, metodik, transformues, në të cilin do të mësoni se si ti zbatoni teknikat e fuqishme të NLP në të gjitha aspektet e jetës suaj. Fokusi kryesorë i programit qëndron në zhvillimin e performancës personale si dhe në zhvillim personal.

NLP Master

NLP Master Practitioner Program është trajnim i nivelit të lartë të NLP programit. Trajnimi ju mundëson zvhvillim personal në nivel më të lartë duke zhvilluar dhe adaptuar aftësi, teknika dhe strategji të reja në punë me njerëz dhe në rrugën drejt arritjes së përsosshmërisë personale.