Coaching.

Ka shumë përkufizime për atë se çka është Coaching, por thënja “Coaching” është një proces interaktiv që ka për qëllim përmirësimin e performancës dhe që i mundëson individit, ekipit, kompanisë, institucionit apo organizatës zhvillimin e potencijaleve të tyre me qëllim të arritjes së rezultateve efikase dhe të shpejta.

Në këtë proces, coachi (trejneri) menaxhon me procesin e zhvillimit të burimeve dhe aftësive të klientit duke e udhëhequr dhe përmbajtur atë në rrugën e arritjes së qëllimeve të tij. Coachingu i ndihmon njerëzit të arrijnë rezultate të jashtëzakonshme në jetën e tyre, në karriera, në biznes ose organizata.

“Trajnimi” apo Coaching është një metodë që mundëson arritjen e qëllimeve të përcaktuara. Trajneri përmes dialogut ndihmon trajnerët (klientët) që të vendosin saktë një qëllim, të gjejnë mënyrën më të mirë për të arritur qëllimin dhe të zbulojnë potencialin e fshehtë të brendshëm që posedon një person. Trajneri nuk të tregon se si arrihet suksesi, por pyet pyetje përmes të cilave klienti vetë gjen zgjidhjen për fokuset e tij.

Trajnerët e mirë besojnë se individët gjithmonë kanë përgjigjet dhe solucion për problemet e tyre, por konsideron se ata mund të kenë nevojë për ndihmë për të gjetur këta përgjigje.

Coaching gjithashtu i mundëson klientit të tejkalojë barrierat dhe kufijtë e vet, i ndihmon klientit që në maksimum ti shfrytëzojë resurset vetanake për të arritur qëllimin e përcaktuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Teknikat e shumta te coaching-ut ju ofrojnë mbështetje dhe ndihmesë profesionale individëve ose timeve (ekipeve) në arritjen e qëllimeve të biznesit, tejkalimin e situatave të vështira ose ndryshimeve. Metodologjite e coaching-ut janë të orientuara drejt rezultateve dhe zgjidhjes dhe jo të orientuara kah problemi. Ata në përgjithësi synojnë të arrijnë zgjidhje dhe të nxisin zhvillimin e strategjive dhe mënyrave të reja të të menduarit dhe veprimit.